Guo Jiakun, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, theksoi të mërkurën në një konferencë shtypi se të dhënat treguan që numri i kompanive të sapokrijuara me financim të huaj në gjysmën e parë të vitit, pati një rritje dyshifrore. Kompanitë me financim të huaj kanë hedhur një votë besimi në perspektivat ekonomike të Kinës me veprimet e tyre. Kina mirëpret ndërmarrjet e vendeve të ndryshme për të marrë pjesë në modernizimin e stilin kinez.
Kohët e fundit, Këshilli i Biznesit SHBA-Kinë raportoi se 82% e kompanive amerikane kanë patur fitime në Kinë. Shumë kompani thanë se pasiguria dhe tarifat në marrëdhëniet Kino-SHBA janë shqetësimet e tyre më të mëdha aktualisht, por ata ende besojnë se tregu kinez është thelbësor.
Guo Jiakun tha në përgjigje të pyetjeve përkatëse se investimi në Kinë dhe fitimi i së ardhmes së bashku, është bërë një konsensus i përgjithshëm midis investitorëve globalë. Që nga marsi i këtij viti, investitorët e huaj kanë themeluar gjithsej 1.24 milion kompani në Kinë, me investim prej gati 3 trilion dollarë amerikanë. Ndërsa promovojnë reformën dhe hapjen e Kinës, ata në përgjithësi kanë siguruar mundësi rritjeje dhe kanë marrë përfitime të pasura.
Guo Jiakun tha : “Qeveria kineze prezantoi së fundmi masat e reja për të inkurajuar investimet e huaja, të cilat pasqyrojnë sinqeritetin dhe vendosmërinë e saj për të promovuar hapjen në nivel të lartë. Ne i mirëpresim kompanitë e vendeve të ndryshme duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, të marrin pjesë në modernizimin e Kinës dhe të realizojnë arritje më të mëdha dhe zhvillim më të mirë në procesin e integrimit në zhvillimin me cilësi të lartë.”
