Delegacione të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë vendosën kurora me lule të freskëta te pllaka përkujtimore në vendin e quajtur “Karpallëk”, në nderim të dhjetë pjesëtarëve të ushtrisë që humbën jetën në këtë ditë të vitit 2001. Në rrjetet sociale reagoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili shkroi se Maqedonia kurrë nuk do ta harrojë sakrificën dhe veprat e dhjetë pjesëtarëve të ushtrisë. Më 8 gusht 2001, në vendin Karpallëk, në rrugën Shkup–Tetovë, një autokolonë ushtarake u sulmua dhe jetën e humbën dhjetë rezervistë. /Alsat.mk

The post Ministria e Mbrojtjes, nderime për ushtarët që humbën jetën në vitin 2001 në Karpallëk appeared first on Alsat.