Ministria e Transportit ka shpallur thirrje publike për prokurimin e 150 autobusëve elektrikë dhe 75 karikuesve.
Sipas kritereve në thirrjen publike, ofertuesi që do të zgjidhet si më i favorshmi është i detyruar të prodhojë dhe të dorëzojë 30 autobusë brenda gjashtë muajve, 60 autobusë brenda 12 muajve dhe 60 autobusë të tjerë brenda 18 muajve.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është 30 marsi 2026.
Sipas planit të prokurimit, 100 autobusë janë të destinuar për Qytetin e Shkupit, dhe 50 të tjerët për komunat.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha në një intervistë për Sitel në fillim të kësaj jave se është i bindur se dërgesa e parë e autobusëve të rinj për kryeqytetin do të mbërrijë deri në qershor ose korrik të këtij viti, gjë që do ta lehtësojë ndjeshëm krizën me transportin publik të qytetit.
The post Ministria e Transportit shpalli thirrje publike për prokurimin e 150 autobusëve elektrikë appeared first on Alsat.
