Mirlind Daku ka shënuar dy golat e fitores për Rubin Kazan që mposhti 2-1 Spartak Moscow. Goli i parë erdhi në minutën e shtatë, Daku përfitoi nga gabimi i mbrojtjes mike dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë.
Në minutën e 27-të, sulmuesi kuqezi shënoi me kokë duke dyfishuar shifrat, pas krosimit shumë të bukur që mori nga shoku i ekipit.
Daku e festoi golin e dytë duke hequr fanellën, për këtë arsye arbitri kryesor i takimit e ndëshkoi me karton të verdhë. Në minutën e 75-të, Daku mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës tejet i tensionuar me arbitrin e takimit. Madje, u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës dhe stafit për ta qetësuar.
Sulmuesi kuqezi ia ka dedikuar dy golat e sotëm Rei Manaj, sulmuesit tjetër të Kombëtares, i cili doli me ambulancë nga fusha në ndeshjen sotme të Sivasspor.
“Golat shkojnë për vllaun Rey Manaj. Dashtë Zoti lëndimi është i lehtë”, shkruan Daku në rrjetet sociale.
The post Mirlind Daku ia dedikon dy golat e sotëm Rei Manaj: Dashtë Zoti të jetë lëndim i lehtë appeared first on Telesport.
