Gabriel Jesus nuk bën pjesë në projektin e Mikel Arteta dhe do të largohet këto ditë të fundit të merkatos nga klubi londinez. Aktualisht ka vetëm një klub të interesuar për sulmuesin brazilian dhe është Atletico Madrid.

Klubi madrilen po kërkont ë bëjë një goditje të dyfishtë në sulm: Jonathan David dhe Gabriel Jesus. Braziliani është nën kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2027. Sipas The Athletic, Arsenal pretendon 18-20 milionë euro për Gabriel Jesus.

Në rast transferimi tek Atletico Madrid, përveçse do të konkurrojë kundër dy gjigantëve si Real Madrid dhe Barcelona, Gabriel Jesus do të ketë mundësinë të luajë edhe në Champions League. Ndryshe nga sa ndodhi sezonin e kaluar tek Arsenal, këtu mund të ketë mundësinë ideale të jetë protagonist.

The post Mirupafshim Arsenal. Gabriel Jesus drejt një transferimi surprizë, do të luajë edhe në Champions League appeared first on Telesport.