Marc Cucurella ka lajmëruar drejtuesit e Chelsea-s se dëshiron të largohet, pavarësisht se është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2029.

Mbrojtësi i majtë është nën radarin e shumë klubeve të mëdha, por dëshira e tij është të rikthehet te Barcelona. Cucurella ka dalë pikërisht nga akademia e Barcelonës dhe ka luajtur me ekipin B, pa iu dhënë mundësia të provohej tek ekipi i parë.

Te Barcelona po punojnë për të vendosur për të ardhmen e dy mbrojtësve të tjerë të majtë, Alejandro Balde dhe Joaoa Cancelo. Pa u sqaruar më parë situata e tyre, nuk do të ketë bisedime me Chelsea-s për Cucurellan. Klubi londinez e vlerëson spanjollin 40-50 milionë euro.

Përveç Barcelonës, për Cucurella ka interes konkret edhe nga Bayern, Real Madrid dhe Man. City. Për momentin lojtari është i foksuar te Kupa e Botës, dhe të ardhmen do ta vendosë menjëherë pas Botërorit. Por, sipas të gjitha gjasave Cucurella-n nuk do ta shohim me fanellën e Chelsea-s sezonin e ri.

The post Mirupafshim Chelsea! Ylli i londinezëve dëshiron të rikthehet te Barcelona appeared first on Telesport.