Egnatia-Dinamo, do të jetë finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2025-2026. Mbrëmë, Egnatia eliminoi nga pika e bardhë e penalltisë Elbasanin, sot Dinamo fitoi 0-1 në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.

Fatin e takimit e vendosi goli i Dejvi Bregut në minutën e 75-të, ku pas një kundërsulmi personal që nisi nga mesfusha, vlonjati eci i vetëm dhe në fund dërgoi topin ën rrojetë, duke mposhtur Aron Jukaj. SHIKOGOLIN

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Dinamo fiton 0-1 dhe siguron finalen, e cila do të luhet në “Air Albania”, në datën 13 maj, ora 19:00.

The post Mjafton goli i Bregut, Dinamo eliminon Vllazninë në Shkodër dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë (video) appeared first on Telesport.