Bayern Munich ka fituar trofeun e dytë për këtë sezon pas titullit kampion, Kupën e Gjermanisë. Në finalen e madhe të luajtur në “Olympiastadion” në Berlin, Bayern Munich ka mposhtur 3-0 Stuttgart.

Pjesa e parë ishte disi e mërzitshme dhe pa ndonjë rast konkret nga të dy ekipet. Finalja u zhbllokua në minutën e 55-të, ku pas një krosimi të Michael Olise, ishte i zakonshmi Harry Kane që dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Në minutën e 61-të, Konrad Laimer humb shansin e artë për të dyfishuar, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. Në minutën e 80-të, ishte sërish Kane i cili dyfishoi shifrat.

Fillimisht, anglezi goditi shtyllën, më pas gjeti rrjetën, pas asistit të Luis Diaz. Në minutat shtesë, Kane kompleton tregolëshin e tij, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Angelo Stiller.

Bayern Munich fiton 3-0 dhe ngre lart trofeun e Kupës së Gjermanisë për herë të 21-të.

The post Mjafton “përbindëshi” Kane. Bayern Munich “spektakël” ndaj Stuttgart në pjesën e dytë dhe fiton Kupën e Gjermanisë (video) appeared first on Telesport.