Pjesa e parë në “Olympiastadion” në Berlin mes Gjermanisë dhe Holandës është mbyllur 1-0 për vendasit. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 32-të, ku goditja e Derry Scherhant përfundoi në shtyllën e djathtë. SHIKOGOLIN

Sfida u zhbllokua në minutën e 41-të, ku gjermanët gjetën golin me sulmuesin e Freiburg, Derry Scherhant, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Ky është goli i parë me fanellën e kombëtares gjermane për sulmuesin 25-vjeçar.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të grupit me Greqisë dhe Serbisë, pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, 0-0.

Këto janë ndeshjet e fundit në grup, ku do të përcaktojnë dy skuadrat çerekfinaliste. Ndërsa dy skuadrat e tjera duhet të presin renditjen përfundimtare në të gjitha grupet, për të mësuar nëse do të shkojnë në play-off për të qëndruar në Ligën A, nëse do të qëndrojnë direkt apo do të përfundojnë direkt në Ligën B.

The post Mjafton supergoli i një emri surprizë, Gjermania e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Holandës (video) appeared first on Telesport.