Napoli ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj Lecce-s, në sfidën e luajtur në “Via del Mare”, e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Napolitanët gjetën golin që në minutën e 2-të me Romelu Lukaku-n, por goli i belgut u anulua për pozicion milimetrik jashtë loje.
Në minutën e 24-të, Giacomo Raspadori ekzekuton një goditje dënimi perfekte dhe topi përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Napolin, por rezultati nuk ndryshon as në 45 minutat e dyta.
Napoli merr një fitore të rëndësishme dhe momentalisht kryeson me +6 pikë nga Inter, zikaltrit preson Veronën në “San Siro” duke nisur nga ora 20:45. Ndërsa Lecce mbetet në vendin e 17-të, në zonën e rrezikut për të rënë nga Serie A. Dy kuqezinjtë e Lecce-s, Medon Berisha u aktivizua në minutën e 66-të si zëvendësues, ndërsa për Ylber Ramadanin nuk pati asnjë minutë.
The post Mjafton supergoli i Raspadori-t, Napoli del me tre pikë të arta nga “Via del Mare” (video) appeared first on Telesport.
