Është sezon i gripave dhe ne si asnjëherë më shumë, kemi nevojë për mjaltë, por mjaltë cilësore.
Por, si ta dallojmë nëse mjalti është cilësor?
Ekzistojnë disa metoda, por ne do t’ua tregojmë vetëm tri prej tyre.
metoda e parë është nëse ne marrim një lugë mjaltë dhe e hedhim në një gotë me ujë të vakët, nëse mjalti nuk tretet, atëherë ai është cilësor.
Metoda e dytë, e cila konsiderohet si njëra ndër më populloret dhe më të besueshme, është – kur ne marrim një rrëmojëse dhe e kapim pak mjaltë me të. Pastaj, me anë të një shkrepëses e ndezim, nëse mjalti nuk shkrihet i tëri, atëherë ai është cilësor, transmeton TV21.
Metoda e tretë ndoshta edhe më praktikja, është nëse ne marrim pak mjaltë dhe i lyejmë duart me të. Nëse e pi lëkura, atëherë ai është cilësor.
Mund t’u duken këto metoda paksa popullore, mirëpo janë të verifikuara edhe nga faqe speciale për cilësinë e mjaltit.
