Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 60 metra ka në aksin rrugor Gjevgjeli – vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, përderisa në vendkalimin malor Strazhë dhe në Mavrovë dukshmëria është ulur deri 100 metra.
LAMM u bën apel shoferëve të rregullojnë shpejtësinë e tyre, të respektojnë sinjalet e vendosura të trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Apeli vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
Për shkak të kushteve sezonale të trafikut, rruga Ohër – Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar Galiçicë mbetet e mbyllur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve në periudhën nga 21 nëntori 2025 deri më 31 mars 2026.
