Pas mesnatës me orën dhe kohën tonë do të luhet një nga sfida më emocionuese të këtij raundi në Botëror, Portugali-Kroaci.
Ajo që e bën të veçantë këtë takim, është se kjo ndeshje do të jetë fundi për këtë Kupë Bote dhe për gjithë karrierën, për njërin nga dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo ose Luka Modric. Të dy po luajnë Botërorin e tyre të fundit dhe udhëtimi i njërit prej tyre, do të marrë fund pas këtij takimi.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Vitinha, i krahasuar shpesh për mënyrën e lojës me Modric, ka folur me fjalë të mëdha për kroatin, por në fund shpreson që historia e tij në këtë Botëror, të mbyllet këtu.
“Modric është një idhull për mua, një model. Kam pasur mundësinë të luaj kundër tij dhe të shkëmbej fanellën, por nuk më pëlqen të them nëse i ngjaj apo jo. ua lë këtë të tjerëve…
Krahas Cristiano Ronaldos, ata janë dy ikona të mëdha në futbollin botëror. Të dy janë legjenda. Njëri prej tyre do ta përfundojë historinë e tij në Kupën e Botës sot dhe shpresoj se do të jetë Modric”, tha Vitinha.
The post “Modric është idhull për mua, por shpresoj që historia e tij në Kupën e Botës të mbyllet sot” appeared first on Telesport.
