Luka Modric sot është një “po” e madhe. Rendimenti i tij duket i vetëkuptueshëm, por jo të gjithë kishin pritshmëri të larta kur kroati mbërriti verën e kaluar në Milano. Ka ende skeptikë për lojtarët mbi 35 vjeç, por Modric është një “fanar” në mesfushë, me disa rënie të natyrshme mes dhjetorit dhe janarit. Roli i Jasharit si zëvendës është i rëndësishëm për ta menaxhuar dhe freskuar kroatin.
Edhe shifrat flasin: një gol (vendimtar në 1-0 në shtëpi ndaj Bologna) dhe tri asistime në kampionat. Modric është faktor për skuadrën kuqezi. Topi kalon gjithmonë nga këmbët e tij, në goditjet standarde dhe në menaxhimin e posedimit. Luka është kudo.
E ardhmja mbetet e hapur, por pozitive. Gjithçka varet nga gjendja fizike, periudha pas Botërorit me Kroacinë dhe pozicioni i Milanit në maj. Një ëndërr? Të luajë Champions League me Milanin, ekipin që ka dashur që fëmijë.
The post Modric i ka bindur të gjithë…, ndoshta do të bindet edhe vetë të qëndrojë te Milani appeared first on Telesport.
