Milan-Napoli, pjesa e dytë. Luka Modric ka topin në këmbë dhe sheh Fofana të gatshëm për të avancuar thellë. Tentoi të pasonte, por gjuajtja ishte shumë e gjatë. “San Siro” heshti për disa sekonda. Ishte i vetmi pasim i gabuar i kroatit deri atëherë.
40 vjeç, me një sërë trofesh, që do të mbushnin një vitrinë të tërë, por me dëshirë të paprekur për të luajtur e fituar ende. Siç thoshte Oreste Del Buono, “sytë i kisha vetëm te Rivera”; ajo që lumturon është të shohësh një gjeni.
Teknika e tij, përdorimi perfekt i çdo pjese të këmbës, prekje e jashtëzakonshme e topit, gjithçka bëhet në momentin e duhur: pasim, mbrojtje, lëvizje, ose një top mbrapa. Allegri e vendosi para mbrojtjes për t’i dhënë liri, siç tregoi goli vendimtar ndaj Bologna.
Modric pa hapësirën, lëvizi vertikalisht dhe shënoi nga asistimi i Saelemaekers. Inteligjenca në mbrojtje, interceptimet dhe lëvizja horizontale janë po aq mbresëlënëse. Te “raca” e lojtarëve si Modric, duket se mosha është vërtet veçse numër…
The post Modric, lojtari më i mirë 40-vjeçar ende në fushë. Ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave appeared first on Telesport.