Grupi i dytë prej 13 pengjesh izraelite është liruar nga Hamasi dhe i është dorëzuar Kryqit të Kuq.

Izraeli ka pranuar të lirojë 1,950 të ndaluar dhe të burgosur afatgjatë palestinezë në këmbim të këtyre 20 pengjeve. Dy prej pengjeve izraelite ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.

Në një gjest simbolik, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përcjellë një shënim të shkruar me dorë për pengjet, ku thuhet: “Mirë se erdhët përsëri!”

Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar personalisht Izraelin. Ai do të takohet me pengjet e liruara, do t’i drejtohet Knessetit dhe do të udhëtojë për në Sharm El Sheikh të Egjiptit, për të kryesuar një samit mbi Gazën, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje paqeje për rajonin. Donald Trump zbriti nga avioni Air Force One me grushtin ngritur, duke u thënë “faleminderit” në anglisht anëtarëve të komitetit mikpritës.

The post Momente historike në Tel Aviv, Hamasi liron 13 pengje të tjerë izraelitë appeared first on Alsat.