Real Betis i shkaktoi humbjen e parë Real Madridit këtë sezon në La Liga, pasi fitoi 1-0 në “Estadio de La Cartuja”, falë golit të Troy Parrott në minutën e 81-të.

Në fund të takimit, kamerat kanë kapur një moment interesant, ku ish-lojtari i Real Madridit, Dani Ceballos është futur në fushë për të përgëzuar shokët e tij të skuadrës dhe për një moment buzëqesh para fytyrës së Jose Mourinho. SHIKOVIDEON

Kujtojmë se ishte pikërisht Mourinho, ai që vendosi për largimin e Ceballos nga Real Madrid këtë verë. Mesfushori spanjoll nuk bënte plan në projektin e “The Special One”, ndaj zgjodhi të rikthehej te Betis.

Ceballos ende nuk ka debutuar me Betis në këtë sezon, pasi nuk është grumbulluar nga trajneri Manuel Pellegrini. Debutimi mund të vijë në mesjavë në Champions Leaague.

The post Momenti mes Dani Ceballos dhe Jose Mourinho në fund të takimit bëhet viral (video) appeared first on Telesport.