Mosmarrëveshja në komunikacion përfundon me sulm me thikë në Gostivar – arrestohet 61-vjeçari

Me datë 06.05.2025 në ora 10.30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë privuar nga liria personin A.M. (61) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 10:00 në rrugën ,,Pançe Poposki” në Gostivar, për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion, me një send të mprehtë e ka goditur personin M.R. (26) nga fshati Çegrane i Gostivarit.

Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parasjtresë përkatës.