Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet, i shoqëruar me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në disa zona priten procese më intensive me reshje më të dendura, bubullima dhe erë të fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, ndërsa temperatura minimale do të jetë 12 gradë, kurse maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.