Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Në disa nga malet më të larta reshjet do të kalojnë në borë të lehtë. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e kohëpaskohshme e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 1 deri 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri 19 gradë

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë e fuqishme e kohëpaskoshhme. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 6 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 16 gradë.

Në ditët e fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe i qëndrueshëm me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës, bëjnë të ditur nga DPHM.