Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se sot në mëngjes do të mbajë mot i kthjellët dhe i freskët, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë.
Në Shkup, me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 32 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, mot me diell dhe i ngrohtë do të mbajë deri nga mesi i javës së ardhshme. Nga e mërkura pritet rritje e vranësirave dhe ulje graduale e temperaturës ditore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
