Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike.
Sipas parashikimit të Departamentit Meteorologjik, gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Në pjesët lindore do të fryjë erëra mesatare dhe herë pas here e fortë veriore.
Nga e marta e tutje, do të pasojë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet, me shira dhe bubullima të herëpashershme. Temperaturat ditore do të ulen gradualisht.
The post Mot me vranësira dhe periudha me diell, më ngrohtë këtë fundjavë appeared first on Alsat.
