Moti sot do të jetë me vranësira dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët juglindore të vendit. Në viset më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 11 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi juglindor. Kah fundi i ditës, posaçërisht gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

The post Moti me vranësira dhe erë mesatare, temperatura deri në 11 gradë appeared first on Alsat.