Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe temperaturë deri në 20 gradë

Moti sot në mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 20 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë. /Alsat.mk