
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të rastit që do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m²), si dhe do të ketë kushte për shfaqjen e bubullimave të rralla. Në disa nga vendet më të larta, reshjet do të shndërrohen në reshje bore, ndërsa në male reshjet do të jenë borë dhe do të formohet mbulesë e re bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 7 deri në 15 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me shira të rastit. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 13 gradë.
Moti në ditët në vijim
Gjatë fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të lehta shiu të rastit. Të shtunën do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla, në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male, borë.
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Të hënën do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit, dhe nga e marta priten përsëri reshje të reja.
