Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Gjatë orëve të pasdites pritet paqëndrueshmëri lokale, e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar në disa zona.

Temperatura minimale do të jetë nga 3 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 33 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje afatshkurtra shiu dhe bubullima.

The post Moti sot me diell dhe temperatura deri në 33 gradë celsius appeared first on Alsat.