Gjatë ditës së sotme pritet që moti të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, ndërkohë që pritet të ketë edhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 16 deri në 22 gradë.

Mot i ngjashëm do të jetë edhe në kryeqytet.