Në vend janë matur temperatura nga 0 deri në 7 gradë këtë mëngjes. Temperatura më e ulët prej 0 gradë është regjistruar në Berovë, 1 gradëLlazaropole dhe në Kodër të Diellit, 3 gradëStrumicë, 4 gradëKriva Pallankë, Ohër, Manastir, Demir Kapi dhe Hanet e Mavrovës.

Temperaturë prej 5 gradësh është matur në Tetovë, Prilep, Krushevë, Veles, Kavadar dhe Gjevgjeli. 6 gradë janë regjistruar në Shkup-Petrovec, Shtip dhe Vinicë, ndërsa 7 gradëZajçev RidShkup, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Kodër të Diellit është matur shtresë bore prej 72 centimetrash.

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shi të përkohshëm lokal dhe me mundësi për shfaqje të rralla të vetëtimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë Vardarit herë pas here erë më e përforcuar nga veriperëndimi.

Temperatura maksimale gjatë ditës do të jetë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të dobëta të herëpashershme shiu dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.