Vinicius Junior po kalon një periudhë shumë të vështirë te Real Madridi. Larg formës së tij më të mirë, braziliani e gjen sërish veten në qendër të kritikave.
Ish-portieri Esteban Suarez, në një intervistë në emisionin “Radioestadio Noche” të Onda Cero, paralajmëroi sulmuesin brazilian që nëse nuk rikthehet në formën e tij më të mirë, e pret stoli. Pasi Mourinho nuk është si Xabi Alonso.
“Shumë njerëz i kanë bërë dëm Viniciuit duke e lavdëruar së tepërmi, por, do të jetë një vit i vështirë për të. Mourinho nuk do të heshtë. Ai mund të bëjë gabime, por besoj se nëse duhet ta zëvendësojë Viniciusin, do ta bëjë atë, pa pikë dyshimi.
Në fakt, Vinicius është i zgjuar dhe nuk ankohet. Ai e di se kundërshtari i tij nuk është Xabi Alonso, e di që Mourinho do ta nxjerrë nga fusha dhe do të ketë nga ata që do ta duartrokasin këtë veprim. Dhe ka nga ata që shpresojnë se Vinicius nuk do të luajë si titullar”, tha Esteban.
Një pjesë e problemit në këtë rast, sipas ish-portieri, është vëmendja e madhe e përqendruar te shoku i skuadrës, Kylian Mbappe.
“Të gjithë po flasin për Mbappe dhe të gjithë kanë filluar ta vënë në dyshim Vinicius e ta vërshëllejnë. Nuk e di nëse ai do të ketë karakterin e duhur për ta kapërcyer këtë situatë. Tani ai po e humbet atë dashuri që ka pasur nga tifozët”, përfundoi Esteban Suarez.
The post “Mourinho nuk është si Xabi Alonso”, vjen paralajmërimi për Vinicius Junior appeared first on Telesport.
