José Mourinho komentoi fitoren e Real Madridit ndaj Racing Santander, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij dhe gjykimin e arbitrit. Ndeshja: “Duhej të përfundonte 4-0 për ne, por mund të ndërlikohej. Është një fitore e mirë në një javë të rëndësishme”.
Paraqitja: “Pashë një ekip shumë të përkushtuar. Po rritemi, por duhet të shënojmë më shumë. Mesazhi i sakrificës është shumë pozitiv. Nuk jemi ende në 100%, por përparimi është gradual”.
Polemikat: “Ata protestonin për gjithçka. Më pëlqen shumë ky stadium, sepse tifozët nuk vijnë thjesht për të parë spektaklin, por bëhen pjesë e lojës. Penallti për ndërhyrjen e Tchouaméni nuk kishte. Nga 60 metra nuk mund ta shihja, por, pasi e pashë, isha i sigurt se VAR-i nuk po flinte. Nuk ishte penallti. Arbitri ishte shumë i mirë teknikisht”.
Ndryshimet: “Në mendje kisha ndeshjen në Athinë dhe dëshiroja t’i ruaja lojtarët që nuk do të jenë titullarë të mërkurën. Do të shohim nëse mund ta arrijmë këtë me katër ose pesë ndryshime”.
The post Mourinho, pas fitores 3-0: Arbitri ishte shumë i mirë teknikisht, VAR nuk fjeti gjumë… appeared first on Telesport.
