José Mourinho ka përjetuar një nga periudhat më të mira që prej mbërritjes te Real Madridi. Ekipi madrilen e mbylli muajin tetor me fitore në të gjitha ndeshjet e La Liga-s, rezultat që i ka siguruar trajnerit portugez çmimin “Trajneri më i mirë i muajit”.
Reali nuk humbi asnjë pikë në tri ndeshjet e kampionatit gjatë tetorit, ndërsa regjistroi edhe dy fitore në Champions League. Madrilenët mposhtën Villarrealin 1-0, triumfuan bindshëm 4-1 ndaj Sevilla dhe vulosën muajin perfekt me fitoren 2-1 në “El Clásico” kundër Barcelonës.
Paraqitjet dhe rezultatet i dhanë Mourinhos epërsinë në votim ndaj Matarazzo dhe Diego Simeone për “Trajneri më i mirë i muajit”. Ky është çmimi i parë si trajneri më i mirë i muajit për portugezin gjatë këtij sezoni, një vlerësim për punën e tij në drejtimin e skuadrës madrilene.
𝐌𝐎𝐔. 🌟
El técnico del @realmadrid es el 𝗘𝗡𝗧𝗥𝗘𝗡𝗔𝗗𝗢𝗥 𝗗𝗘𝗟 𝗠𝗘𝗦 de octubre en #LALIGAEASPORTS. 🏆
#LALIGACOACHOFTHEMONTH | #PREMIOSLALIGA
➡️ https://t.co/38VflCXZMg https://t.co/poAhBnAc6q
— LALIGA (@LaLiga) November 9, 2026
The post Mourinho “sundoi” tetorin; fitore të plota dhe çmimi si trajneri më i mirë i muajit appeared first on Telesport.
