Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, u shpreh i kënaqur me skuadrën e tij pas fitores 4-0 kundër Malaga të dielën. Trajneri portugez vlerësoi shumë mesfushorin anglez Jude Bellingham: “Ai është shumë kërkues ndaj vetes dhe të tjerëve, dhe kjo më pëlqen shumë”.

“Pajtohem me të që nuk doja ta shihja si një mbrojtës të dytë të majtë; e kam parë ta bëjë këtë shumë. Ne e shfrytëzuam vërtet atë situatë me Benfikën. E kemi organizuar ekipin ndryshe; ai e di çfarë duhet të bëjë dhe ndihet rehat. Jam shumë i lumtur me të gjithë”, tha më tej Mourinho.

Disa qëndruan të përqendruar, të tjerë të relaksuar… Kjo është ndjesia që patëm të gjithë. Por ky organizim është ajo që na lejon të fitojmë topa të lartë pa pasur nevojë të kthehemi prapa. Është normale që nuk kemi energjinë ose mentalitetin për ta bërë këtë për 90 minuta”, shtoi portugezi.

Më tej, Mourinho sqaroi: “Një pjesë e parë shumë e fortë, nga një ekip që nuk donte të humbiste kohë dhe doli e vendosur për të fituar ndeshjen. Pjesa e dytë ishte më shumë për menaxhimin e lojës, me një ritëm më të ngadaltë. Malaga donte të ishte më e qetë dhe të mbante posedimin”.

“Ndjeheshim se mund të shënonim një ose dy gola të tjerë. Nuk pësuam gol dhe kjo ka rëndësi, të mbrohesh mirë. Nuk mund të sulmosh gjithmonë me intensitet të madh. Ndonjëherë kundërshtari del dhe duhet të dish si ta ekuilibrosh veten, të mbrohesh mirë. Dje e bëmë këtë. Tre pikë të rëndësishme”, tha Mourinho.

The post Mourinho: Tri pikë të rëndësishme, Bellingham është shumë kërkues ndaj vetes dhe të tjerëve appeared first on Telesport.