Reperi i njohur Mozzik ka reaguar ashpër pas raportimeve të fundit në media dhe rrjetet sociale, ku pretendohet se ora e tij luksoze rezultoi të jetë fallco. Përmes një deklarate të publikuar mbrëmjen e sotme në rrjetet e tij sociale, Mozzik ka hedhur poshtë zërat dhe ka akuzuar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për një sulm të orkestruar politik kundër tij shkruan FrontOnline.

“Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua,” shkruan ai. “Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë”

shkruan reperi.

Në deklaratën e tij, reperi shkon më tej duke pretenduar se ndalimi i tij në aeroport ka qenë i motivuar politikisht dhe i nxitur nga figura të caktuara brenda pushtetit.

“Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur… që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar” shprehet ai.

Mozzik gjithashtu u ndal edhe tek akuzat për pasuri të paligjshme, duke theksuar se të gjitha të ardhurat e tij janë të fituara me punë dhe talent.

“Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro” deklaron ai.

Në fund të reagimit të tij, reperi i drejtohet edhe Kryeministrit të vendit me pyetjen nëse është në dijeni të, siç i quan ai, “inatet personale të vendasëve të tij”.

“Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush. Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare!” përfundon ai.