MPB paraqiti kallëzim penal kundër dhjetë personave, prindër të fëmijëve, të cilët muajin e kaluar në Gjorçe Petrov keqtrajtuan dhe sulmuan fizikisht një vajzë 13-vjeçare. Njëkohësisht, siç informojnë nga MPB, është paraqitur kallëzim penal edhe kundër katër të miturave që morën pjesë në incident.

Nxënësja e klasës së gjashtë është sulmuar brutalisht nga tre vajza më të mëdha. Incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjorçe Petrov”, ku sipas informacioneve, vajza është marrë me forcë në një park, pas së cilës është sulmuar fizikisht, është djegur me cigare dhe është poshtëruar.

Një pjesë e aktit brutal është incizuar me telefon celular. Arsyeja për sulmin, sipas informacioneve fillestare, ka qenë një mosmarrëveshje në rrjetin social “Instagram”.