
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qytet i Sigurt”, të dielën, më 25.01.2026, do të realizohen aktivitete për testim, kalibrim dhe verifikim të kamerave të trafikut në qytetet Kumanovë dhe Tetovë.
Aktivitetet do të zhvillohen nga ora 08:00 deri në 20:00, dhe në secilën lokacion me kamera, procedura do të zgjasë rreth 15–30 minuta. Gjatë aktivitetit, trafiku nuk do të ndalohet përtej kohës së procedurës, dhe më pas do të vazhdojë normalisht.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik ftohen të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë durim dhe bashkëpunim për realizimin e aktivitetit në mënyrë të sigurt.
