Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se gjatë periudhës së fundit është vërejtur një rritje e sulmeve të tipitfishing, të cilat realizohen përmes mesazheve të rreme SMS, mesazheve elektronike, ueb faqeve , aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale.
Gjithashtu, qytetarët duhet të kontrollojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare – të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhet e dyshimta tek institucionet kompetente ose në bankën përkatëse.
Njoftimet SMS për shkelje të kryer duhet të vijnë nga dërguesi “MVR-SC”. Në tekst duhet patjetër të përfshihet targa e automjetit që ka kryer shkeljen, si dhe linku në formatin e mëposhtëm:
Nga Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdon me hetime aktive dhe ndërmerr masa për zbulimin dhe sanksionimin e autorë./Alsat.mk.
The post MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt” appeared first on Alsat.
