Deputetja Saranda Imeri Stafai në Daily Click në TV21 shprehu gatishmëri që të debatojë me aktivisten Anita Latifi çështjen e shfuqizimit të Balancuesit. Ndryshe, Stafai kishte kritikuar aktivisten Latifi për ndryshim të qëndrimit për mekanizmin e Balancuesit, duke shpërndarë një status të saj të vjetër ku ajo e kritikonte këtë mekanizëm.
“Nuk do ta kisha quajtur ndonjë zënkë, normalisht, më ra në sy vetëm…tani më vjen pak si jo e hishme të flasim për dikë që nuk është prezent, mirëpo më ra në sy një status i saj me të cilën kritikonte dhe shprehte indiniatën e saj për Balancuesin, dhe ajo që unë publikova ishte diçka që dikush e kishte dëgjuar dhe ma dërgoi dhe normalisht edh unë reagova. Do të bëjmë një emision bashkë me të”, tha Imeri-Stafai.
Pas deklaratës së Stafait, reagoi aktivistja Latifi në Facebook:
“Meraku ju’j me pa femra si kacafyten. Ma keni mbush inboxin me intervistën e deputetes. Do “zihemi” prap, pa gajle”, ka shkruar Latifi.
Ndërsa Imeri-Stafai iu përgjigj:
“Mprehe shpatën shoqe”.
