Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, pas takimit me komisionaren europiane Marta Kos në Bruksel, theksoi se diskutimi përfshinte përmbushjen e detyrimeve lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe se Qeveria mbetet në qëndrimet e saj të njohura mirë. Ai nuk deshi të japë detaje të bisedave për shkak të fushatës zgjedhore në Bullgari.
Mucunski kishte më parë takime edhe me përfaqësues të vendeve anëtare në grupin punues për zgjerim pranë Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa nesër do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët “Rruga drejt zgjerimit evropian”.

“Po e konfirmoj, po, çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe qëndrimet tona ishin tema diskutimi. Çfarë u diskutua, kur të ketë rast të përshtatshëm, do ta informojmë publiku në detaje. Ka diskutime dhe ide të vazhdueshme për zgjidhje, pozicionet e qeverisë shpeshherë prezantohen qartë, ne qëndrojmë tek këto qëndrime dhe brenda tyre kërkojmë zgjidhje të parashikueshme dhe të përshtatshme”, tha Timço Mucunski