Institucionet statistikore në Mbretërinë e Bashkuar, në shifrat e fundit të publikuara kanë bërë të ditur se “Muhamed” është bërë emri më i popullarizuar në Angli, e që u vihet foshnjave periudhës së fundit, njofton “Fox”, përcjell TV21.
Emri i figurës më të lartë në islam – pejgamberit Muhamed, siç ka bërë të ditur ONS, ka marrë vendin e parë në vitin 2023 si emri më shpesh i lënë te fëmijët.
Kësisoj, Muhamed ka lënë pas edhe emrin Noah dhe Oliver i cili konsiderohet të jetë ndër emrat kryesor që i vihet djemve në Angli dhe Uells.
