Gazetar: Miki Trajkovski

Restorantet e zbrazëta në mes të dimrit detyruan disa nga gastronomët në Ohër të ofrojnë çmime 20% më të ulëta, për këtë muaj. Të tjerët, me oferta, kafe për 40 ose 50 denarë në një periudhë të caktuar gjatë ditës, duan ti tërheqin para së gjithash vendasit. Prej vitesh diskutohet ideja e çmimeve të dimrit dhe verës.

“Për sa u përket vizitorëve vendas, pothuajse të gjitha objektet përpiqen të kenë çmime të ndryshme për sa i përket zbritjeve. Zbritjet prej 20% ose 30% për vendasit janë në dispozicion në pothuajse të gjitha objektet,” tha Igor Celeski – menaxher i një restoranti në Ohër.

Për vite me radhë, Ohri është kritikuar si një qytet ku çmimet në restorante janë shumë të larta. Por gastronomët  thonë se Ohri mbetet destinacioni më i lirë në rajon.

“Vetë paga e punonjësve është e ndryshme në qytete të tjera dhe në Ohër. Vetë qiratë janë disa herë më të larta në qytete të tjera sesa në Ohër. Kostot janë paksa të ndryshme. Çmimi i çdo produkti të shitjes bëhet, çmimi i kostos rritet me dy herë e gjysmë dhe ju e merrni çmimin e produktit përfundimtar,” deklaroi Igor Celeski – menaxher restoranti në Ohër .

“Ne kemi komente për Ohrin veçanërisht nga konkurrentët tanë, që thonë se Ohri është i shtrenjtë në disa segmente, me të cilat nuk jam dakord, sepse ka objekte në Ohër ku mund të kaloni shumë mirë me çmime mjaft të mira. Ka disa objekte në qytet, por ato janë më tërheqëse, ato janë mu në qendër, qiratë e tyre dhe gjëra të tjera janë më të shtrenjta,” u shpreh Musa Rashid-pronar i një hoteli.

Çmimet në restorantet përgjatë Liqenit të Ohrit janë rritur 25 deri në 30% në vitet e fundit. Për një kafe duhet të paguani nga 120 deri në 200 denarë, për një picë nga 450 deri në 800 denarë. Drekë në një restorant për një familje prej tre anëtarëve është nga 3000 denarë e lart dhe  një hamburger shitet nga 300 deri në 500 denarë. /alsat.mk

The post Mungesa e turistëve ka detyruar gastronomët e Ohrit të ulin çmimet gjatë sezonit të dimrit appeared first on Alsat.