Inter bëhet gati për rikthimin në kampionat. Këtë fundjavë në Serinë A, zikaltrit do të sfidojnë Romën, një ndeshje tepër delikate, aq më tepër kur dihet se verdhekuqtë e Gian Piero Gasperinit kryesojnë kampionatin së bashku me Napolin, pas 6 javëve të para. Milanezët vijnë në prag të kësaj përballje me një mungesë të rëndësishme, atë të sulmuesit francez Markus Turam. Ai pritet të jetë në stol ndaj Romës të shtunën, ndërsa Kivu pritet të hedhë nga minuta e parë dyshen e sulmit Lautaro Martinez e Ejnxh Joan Boni.

Do të jetë pikërisht sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez shtylla kryesore përpara ku do të mbështetet ofensiva e e ekipit zikaltër. Aq më tepër tani, kur forma e tij pas një fillimi sezoni të vështirë duket se po rigjen optimalen. 4 gola në 3 ndeshje radhazi me zikaltrit mes Serisë A dhe Ligës së Kampionit, si dhe 2 gola me përfaqësuesen argjentinase në testin miqësor ndaj Porto Rikos, aty ku barazoi rekordin e Hernan Krespo-s, duke shkuar në 35 realizime me bardhekaltrit, e duke parakaluar legjendën argjentinas Diego Armando Maradona.

Lajme pozitive vijnë edhe nga bilancet e klubit , aty ku Interi ka paraqitur ditën e djeshme bilancin për simestrin e fundit, të cilin e mbyll me një fitim prej 35.4 milionë euro. Rritja është e dukshme, gati 70 milionë euro më shumë krahasuar me bilancin e fundit të aprovuar më 30 qershor të 2027.

Shifra e arkëtimeve është më e larta e arritur ndonjëherë, 567 milionë euro, me një rritje prej 94 milionë eurosh krahasaur me vitin e kaluar.

“Ky rezultat reflekton forcën e strategjisë sonë, e cila bazohet në efiçencë dhe masivizimin e risurseve tona”, tha presidenti zikaltër,  Marotta.

The post Mungon Turam, por zikaltrit mbështeten te forma pozitive e Lautaro-s appeared first on Alsat.