Për Myrto Uzunin ishte një natë magjike në aspektin personal. Ai arriti të shënojë gol dhe të asistojë në humbjen e skuadrës së tij, Ostinin në transfertën me Montrealin.
Në minutën e 40′, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë ndodhej në zonën e portierit, teksa mori një pasim shumë të mirë për të dërguar topin në rrjetë.
Në të 77′ pas një kundësulmi të skuadrës së tij, sulmuesi beratasi i nxjerr një top fantastik në zonë Volfit, i cili nuk gabon për të dërguar shifrat në 3-2. Kështu u mbyll dhe ndeshja e vlefshme për javën e 26-të në MLS.
The post Myrto Uzuni shënon gol dhe dhuron asist në fitoren e Ostinit në MLS appeared first on Alsat.
