Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka lënë të kuptohet qartë se ish-anësori i Bayern Munich, Leroy Sané, që aktualisht luan në Turqi me Gallatasaraj, do të thirret në Kupën e Botës 2026 me Gjermaninë.

Kjo nuk është hera e parë që trajneri gjerman ka folur për 30-vjeçarin. Në një deklaratë për “Kicker”, ai shpjegoi motivimin e tij kryesor për zgjedhjen e tij: “Nuk kemi shumë lojtarë me profilin e tij, të aftë të futen kaq shpesh nga krahu i djathtë.”

Më pas, Nagelsmann shtoi: “Nëse shëndeti i tij e mbështet, ai mund të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer dhe Leroy ka luajtur ndeshje të shkëlqyera në të kaluarën. Ai po bën mirë te Gallatasaraj.”

Sané, aktualisht ka realizuar 6 gola dhe 8 asiste në 34 ndeshje me turqit.

Nuk e dimë kurrë 100% se çfarë do të sjellë ai në të vërtetë, por Sané ka treguar performanca të shkëlqyera në ndeshjet e tij të fundit ndërkombëtare kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë, duke regjistruar një gol dhe dy asiste”, tha Nagelsmann.

The post Nagelsmann i hap derën në kombëtare anësorit 30-vjeçar: Nuk kemi shumë lojtarë si ai appeared first on Telesport.