Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nancy Pelosi, ka njoftuar se do të tërhiqet nga Kongresi amerikan, duke i dhënë fund një karriere shumëvjeçare, gjatë së cilës kjo demokrate nga Kalifornia u bë një nga figurat më të fuqishme në Uashington.
Në një video mesazh të publikuar sot, Pelosi tha se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në Kongres në përfundim të mandatit të saj, në janar të vitit 2027.
Kjo shënon fundin e një karriere të pasur politike.
Pelosi ishte gruaja e parë që mbajti postin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi partinë e saj në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në vitin 2023.
– YouTube www.youtube.com
“Ndërsa ecim përpara, mesazhi im për qytetin që e dua është ky: San Francisko, njih fuqinë tënde. Kemi bërë histori, kemi përparuar. Gjithmonë kemi udhëhequr rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mbetur pjesëmarrës të plotë në demokracinë tonë dhe duke luftuar për idealet amerikane që i vlerësojmë”, tha Pelosi.
The post Nancy Pelosi njoftoi tërheqjen nga politika – disa dekada ishte një nga figurat kryesore në SHBA appeared first on Alsat.

