Ditët e fundit, Napoli ka kërkuar informacion nga Empoli për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi shqiptar ka qenë protagonist i një sezoni të shkëlqyer deri tani, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, përfshirë Juventusin. Disa biseda me klubet tashmë janë bërë, por ende nuk ka pasur oferta konkrete për t’u marrë në konsideratë.
Gjasat që ai të qëndrojë deri në qershor janë shumë të mëdha. Megjithatë, çdo opsion do të shqyrtohej, pasi kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025, edhe pse do të ishte veçanërisht e vështirë për toskanët të heqin dorë nga kapiteni i tyre.
Këtë sezon ai ka grumbulluar tashmë 20 paraqitje, duke luajtur të gjitha ndeshjet deri më tani, në kampionat, me 1731 minuta lojë. Shqiptari u zëvendësua në sfidën e fundit kundër Lecce, kur u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 21 minutash, për shkak të një operacioni në dorë të kryer javën e kaluar.
Për mundësinë e largimit të Ismajlit ka folur drejtori sportiv Roberto Gemmi, duke komentuar të ardhmen e tij: “Vazhdojmë të flasim pak për këtë, është më mirë… Si çdo merkato, kur fillon, ka mundësi të ndryshme.
Ne, si gjithmonë, do të diskutojmë me trajnerin, do të përpiqemi të kuptojmë dinamikat dhe do të marrim vendimet tona. Ismajli është një profesionist i shkëlqyer, po flasim me të, por kohët i përcakton vetë merkatoja”.
The post Napoli ka kërkuar informacion për Ismajlin, kontrata i skadon në qershor appeared first on Telesport.

