Napoli ka mundur 3-0 Fiorentina-n në javën e 19-të të Serisë A dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e parë të renditjes.

Fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Antonio Conte-s në një fushë të vështirë si ajo e Firences.

Sfida është zhbllokuar në minutën e 29-të pas një aksioni jndividual shumë të bukur të David Neres.

FIORENTINA-NAPOLI 0-3 – GOLAT – VIDEO

Fiorentina ka arritur të gjejë golin e barazimit në minutën e 35-të me Moise Kean, por që është anuluar për një prekje të topit me dorë.

Në minutën e 54-t miqtë kanë dyfishuar avantazhin me një penallti të Lukaku-t dhe kanë fiksuar shifrat në 3-0 me McTominay.

Standings provided by Sofascore

The post Napoli mposht Fiorentina-n dhe ngjitet në vendin e parë (Video) appeared first on Telesport.