Napoli fiton 2-1 ndaj Milan në “Diego Armando Maradona” në kryendeshjen e javës së 30-të në Serie A. Vendasit shënuan që në minutën e parë, pas një topi të marrë nga Di Lorenzo, Politano tregon aftësitë e tij sulmuese duke kaluar mbrojtësit e Milan dhe dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 20-të, Lukaku dyfishon shifrat për Napolin, belgu shënoi pas asistit të marrë nga Billy Gilmour, i cili përfitoi nga nja pasiguri dhe humbje e topit e lojtarëve të Milanit. Ky ishte goli i 400 në karrierë për Romelu Lukaku-n, një shifër vërtet për t’u duartrokitur. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-0.
Në minutën e 67-të, Milan humbë mundësinë e artë për të ngushtuar shifrat. Theo Hernandez depërton bukur brenda zonës dhe pengohet nga Frank Anguissa, arbitri jep penallti për kuqezinjtë. Santiago Gimenez gabon nga pika e bardhë e penalltisë, goditja e tij ndalet me sukses nga Meret.
Holandezi e shlyen gabimin pak minuta më vonë, ku pas një asisti fantastik të Theo Hernandez, Gimenez dërgon topin në portën e mbrojtur nga Meret. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, Napoli fiton 2-1 dhe nuk i ndahet Interit. Zikaltrit kryesojnë me 67 pikë, Napoli i dyti me 3 pikë më pak. Përsa i përket Milanit, kuqezinjtë renditen në vendin e 9-të me 47 pikë, larg çdo objektivi për këtë sezon.
The post Napoli rrezikon shumë në fund ndaj Milan, por fiton me rezultatin e ngushtë dhe nuk i ndahet Interit (video) appeared first on Telesport.
