Rreth 204.39 milionë udhëtime ndërrajonale janë kryer në Kinë natën e Vitit të Ri Kinez, sipas statistikave zyrtare.
Nga totali, 194.18 milionë ishin udhëtime rrugore, 7.76 milionë hekurudhore, 1.86 milionë ajrore dhe 587.000 detare, sipas një ekipi të posaçëm pune të krijuar për të lehtësuar funksionimin e shëndoshë të udhëtimeve të Festës së Pranverës të këtij viti, shkruan “China Daily”.

Festa e Pranverës, ose Viti i Ri Kinez, është festa më e rëndësishme në Kinë dhe një rast për bashkime familjare. Këtë vit ra më 29 janar.
Foto nga VCG
Autoritetet kineze presin rreth 9 miliardë udhëtime ndërrajonale gjatë periudhës festive, e cila filloi më 14 janar dhe do të vazhdojë deri më 22 shkurt.
Shifra parashikohet të rritet me 7 për qind nga sezoni i pikut të udhëtimeve të vitit të kaluar.

