Rriten shqetësimet në NATO për veprimet e Rusisë dhe mundësinë e provokimeve ndaj vendeve të Aleancës. Zëvendëskomandanti suprem i NATO-s në Europë, gjenerali britanik John Stryger, e ka cilësuar Vladimir Putinin si “gjithnjë e më të paparashikueshëm” dhe të gatshëm të marrë rreziqe. Sipas tij, Rusia mund të përpiqet ta provokojë Aleancën në mënyrë që të shkaktojë një reagim të tepruar dhe të krijojë përçarje mes vendeve anëtare. Shqetësimet lidhen me skenarë që përfshijnë sabotime, spiunazh, sulme me dronë apo raketa. Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve me dronë ose raketa që Rusia mund t’i paraqesë më pas si incidente aksidentale. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar përgatitjen e masave për mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sulmet e mundshme me dronë dhe në hapësirën kibernetike./Alsat.mk.

The post Nato / Aleanca, e shqetsuar për sulmet ruse appeared first on Alsat.