Në një event të madh si “NBA All Star” u bë një gabim i pafalshëm. Në një ndeshje të basketbollit, u paraqit Kosova si pjesë të Serbisë.
Në momentin kur u prezantua basketbollisti serb, Nikola Jokiq – në ekran u shfaq flamuri i Serbisë, por që paraqiste edhe Kosovën si pjesë të saj.
Nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që në një organizim të tillë, bëhen gabime të tilla./Indeksonline/
The post NBA bën gabim trashanik, e paraqet Kosovën si pjesë e Serbisë appeared first on Alsat.
